Shkolla e Magjistraturës, më datë 19 shkurt 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Pavarësia procedurale e prokurorit si dhe kuadri ligjor e nënligjor që rregullon marrëdhëniet e tyre me drejtuesin e prokurorisë, prokurorët e Apelit, si dhe Prokurorin e Përgjithshëm “pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Kostaq Beluri, Erind Merkuri
Lehtësues: Elena Pelushi
Qëllimi i këtij trajnimi është: Të forcohet kuptimi dhe zbatimi i pavarësisë procedurale të prokurorit, duke sqaruar bazën ligjore dhe nënligjore dhe marrëdhëniet institucionale me drejtuesin e prokurorisë, prokurorët e apelit dhe Prokurorin e Përgjithshëm, në funksion të ligjshmërisë, pavarësisë dhe përgjegjshmërisë.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Kuptimi i pavarësisë dhe autonomisë procedural të prokurorit dhe raporti me parimin e ligjshmërisë, Garancitë dhe kufijtë;
- Kuadri ligjor/nënligjor për kompetencat dhe kufizimet e drejtuesit të prokurorisë në marrëdhënie me prokurorët;
- Detyrimet e prokurorëve në marrëdhënie me drejtuesin, prokurorët e apelit dhe Prokurorin e Përgjithshëm;
- Sjellja e rasteve praktike. Lehtësimi i analizës së rasteve dhe nxjerrja e përfundimeve praktike.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë prokurorë dhe ndihmës inspektorë të Inspektoriatit të Lartë të Drjetësisë të Republikës së Shqipërisë.





Shkolla e Magjistraturës